Zgjidh gjuhėn:   SHQ |   EN |   MK        Fillimi   Pėr Institutin    Kontakte  
Magjistroi Vullnet Zenki - drejtues i Departamentit pėr cėshtje juridike dhe ekonomike ne kėtė institut



Vullnet Zenki tė hėnėn (19 janar 2009) nė UEJL me sukses mbrojti tezėn e magjistraturės me titull: "Plotėsimi i standardeve nė sferėn e ekologjisė nga RM – kusht pėr anėtarėsim nė Unionin Evropian" . Komisioni nė pėrbėrje prof. dr. Jonuz Abdullai ( kryetar), prof. dr. Murtezan Ismaili (mentor) dhe doc. dr. Abdulla Azizi ( anėtar), vlerėsoi se gjatė punimit tė tezės analizohet aspekti i zgjidhjes sė problemeve ekologjike si njė nga kushtet e parashtruara nga Komisioni Evropian pėrmes pyetėsorit qė ky ia parashtron vendit tonė. Nė pėrmbajtjen e tezės janė paraqitur tė dhėna nė sferėn e ambientit jetėsor pėrmes analizave krahasuese me vendet tjera dhe tė arriturat e UE-sė. Reformat e zhvilluara nė institucionet, tė cilat merren me zgjidhjen e problemeve nga aspekti ekologjik janė tė paraqitur pėrmes grafikoneve dhe implementimit tė pyetėsorit me qytetarėt tė cilėt janė dėshmitarė dhe pjesėmarrės tė zhvillimeve ambientale nė vendin tonė.