Thellohet bashkëpunimi i UEJL me Ministrinë e Mjedisit Jetësor
Rektori i Universitetit të Evropës Јuglindore, akademik Alajdin Abazi dhe ministri i Ministrisë së Мjedisit Јetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Maqedonisë, Nexhati Jakupi, gjatë takimit të zhvilluar të mërkurën (1 tetor 2008), u pajtuan që të vazhdojë bashkëpunimi i frytshëm mes Universitetit dhe dikasterit në fjalë, në realizimin e projekteve të përbashkëta. Takimi u zhvillua në kuadër të vizitës së ministrit Jakupi me rastin e fillimit të vitit të ri akademik. "Sfidat në mjedisin jetësor për arritjen e kritereve të Unionit Evropian", ishte tema e prezantimit të ministrit Jakupi në tryezën e rrumbullakët, të organizuar nga Instituti i mjedisit jetësor dhe shëndetit i UEJL. Në prezantimin e tij, ministri e vuri theksin në promovimin e vlerave të përbashkëta, të cilat burojnë nga procesi i qasjes së Maqedonisë drejt Unionit Evropian, si dhe detyrimet e përbashkëta të shoqërisë për mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit jetësor. Drejtori i Institutit për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe shëndetit, Prof. dr. Murtezan Ismaili, në kuadër të prezantimit të tij me temë "Perspektivat dhe zhvillimi i Institut të mjedisit jetësor dhe shëndetit", tha se qëllimet strategjike të këtij instituti janë zgjerimi dhe organizimi i programit për studime përmes këndvështrimit shumëdisiplinar, implementit të programeve dhe projekteve shkencore-hulumtuese, rritjes së vetëdijes publike për mbrojtje të ambientit jetësor dhe shëndetit dhe ndërtimit të partneriteteve dhe bashkëpunimit me institute shtetërore dhe ndërkombëtare.

© 2007 Instituti për Ambientin Jetësor dhe Shëndetin-UEJL. Të gjitha të drejtat e rezervuara